Ushqimi Dhe Shendeti

    HELP ON CHILDREN punon për të përmirësuar shëndetin dhe të ushqyerin e nënave dhe fëmijëve, me vëmendje speciale ndaj komuniteteve të varfëra dhe në mjerim. HELP ON CHILDREN mbështet programe për të përmirësuar cilësinë, gadishmërinë dhe krijimin e një impakti të lartë në përdorimin e shërbimeve të shëndetit në komunitetet e varfëra.
    Ne përdorim punën tonë për të informuar dhe ndikuar në politikat kombëtare, si dhe për të siguruar rezultate afatgjata. Mbështetja kombëtare dhe partneriteti janë çelësi i informimit dhe ndikimit ndaj politikave dhe programeve . Janë gjithashtu pika kyçe për ngritjen e fondeve në shërbim më të plotë të fëmijëve.
    Në sajë të fushatës sonë, HELP ON CHILDREN po punon për t’u siguruar se fëmijët në të gjitha zonat e thella të Shqipërisë t’u mbijetojnë kërcënimeve të tilla si komplikacionet foshnjore, si dhe sëmundjeve të parandalueshme apo të kurueshme të tilla si pneumonia, diarrea, kequshqyerja etj.
    Ne në HELP ON CHILDREN, nuk e harrojmë kurrë këtë të vërtetë të thjeshtë: Fëmijët e shëndetshëm kanë një shans më të mirë për të përballuar dhe fituar ndaj varëfërisë dhe të drejtojnë jetën e tyre sa më të lumtur dhe të suksesshme.
    Programi i sponsorizimit të HELP ON CHILDREN fokusohet në shëndetin e fëmijëve duke ofruar akses kryesisht në:
       
    • Evidentimin e kequshqyerjes dhe rehabilitimit
    • Kontrollet shëndetësore rutinë
    • Mjekimet (Ilaçe)
    • Kujdesin dentar
    • Edukimin shëndetësor dhe higjenën
    • Edukimin anti-parazitar dhe trajtimin
    • Një Fond Mjekësor Emergjence për fëmijët me dëmtime ose sëmundje serioze
    • Kujdesi për të siguruar librat shkollore dhe mjete të tjera shkollore të domosdoshme
    • Kujdesi për të siguaruar sendet më të domosdoshme të jetesës
     

 

Ushqyerja

Programet e Ushqimit

Help On Children Organizatandihme.org